Eci rrugës kot, kuturu,
Xurxull jam prapë unë, se ajo,
Të vodhën ty pabesisht,
me pije mbys dhimbjen pa fund.
Sa e lumtur je, unë s’e di,
Mund ta blejë ai për ty dhe botën,
Mbeti shkretë tani streha jonë,
në luks je ngrirë, në kyç, trishton,
si në muze si një Xhokondë.
Unë në jetë i pasur s’jam vërtet,
por në ëndërr e shoh veten mbret (!)
Nëpër pub-e tok me miqtë harxhoj,
unë Hënën si monedhë.
Ti po fle tani, Xhokonda ime,
shiu si det mbi mua zbrazet,
as rrufetë s’më ngasin dot,
Eci rrugëve kot, mori fund,
Ty s’të kam tani dhe në shi,
Se në dashuri, kur të dhemb,
jo dehja s’del dhe aq lehtë.
Të desh, Xhokondë, ty një bohem!
Unë në jetë i pasur s’jam vërtet,
por në ëndërr e shoh veten mbret (!)
Nëpër pub-e tok me miqtë harxhoj,
Ti po fle tani, Xhokonda ime,
shiu si det mbi mua zbrazet,
as rrufetë s’më vrasin dot,
as rrufetë s’më vrasin dot,