Albanian Chords

I thuaj jo

Ardit Gjebrea

Akordet e përdorura

0
100%
Intro :
Dhe vrapova nëpër natë
Në qytetin e panjohur ty të kërkoja
I humbur mes gëzimit, mallit të pafund
Me një adresë në duar
Dhe yjet përgjonin pas mjegullës të fshehur
Me marramëndje ndjenjash, jetë të dehur
Nata e ftohtë, sinjalet misterioze
Nën toka prostitutash, pasione zbulon ti
Pemët e lagura anës totuarave
spektatorë të trishtuar
Heshtur vështrojnë skena dashurie
në errësirë e konsumuar
Dhe më frikësoi nata e ketij qyteti
Kjo gjysëm jete, jeta e një planeti
Një siluetë shfaqet si hije
Shkujdesur jetonte një çast dashurie
Atje dy drita krejt pa pritur ndizen
E pamundur, zë i njohur, qeshje e njohur
Ishe ti
I thuaj jo, të paktën vetëm sonte
i thuaj jo
Po ti më bën të trembem
Të ulërij të çmendem
Harroje veten tënde dhe mos shko
Me të mos shko
Dhe mjegulla të lutet: I thuaj jo
Po ti me natën tretesh
Jehonë e zërit mbetet
Rend mbas teje të t’ndalojë
Do doja të ishte ëndërr
Sikur të ishte ëndërr
Solo 1 :
Atje një dritë shprese fiket
E pamundur, zë i njohur, qeshje e njohur
Ishe ti
I thuaj jo, të paktën vetëm sonte
i thuaj jo
Po ti më bën të trembem
Të ulërij të çmendem
Harroje veten tënde dhe mos shko
Mos shko
Dhe era ulëret: Mos shko
Po ti me natën tretesh
Jehonë e zërit mbetet
Rend mbas teje të t’ndalojë
I thuaj jo
Solo 2 :
Dhe mjegulla të lutet: I thuaj jo
Po ti me natën tretesh
Jehonë e zërit mbetet
Rend pas teje rend të t’ndalojë
I thuaj jo
Zhanret
Vështirësia
I avancuar
Vit

Këngë të rekomanduara

Ende nuk ka rekomandime.