dhe si një gjethe lëshomë ti larg
më ler të endem drejt fatit tim
Makina ecën me shpejtësi
plepat lëmon i ëmbli fllad
Drejt horizontit nxitoj unë tani
ku me thërret shpirti im endacak
Fotografia e nënës në xhep
dhe një cigare e shtypur aty
O nënë po iki diku atje tej
Do te mësohem të rroj dhe pa ty
dhe si një gjethe lëshomë ti larg
më ler të endem drejt fatit tim
sytë po mi lag, mi laaaag
Kjo hënë e vogël sa pika e vesës
të tjerë qytete ndriçon këtë natë
rrugë e panjohur është liria
ku më thërret shpirti im endacak
Në çdo qytet ku unë do ndaloj
vec i panjohur dua të jem
një kalimtar pa lidhje me turmën
dua qetësi, çdo lidhje më tremb
dhe si një gjethe lëshomë ti larg
më ler të endem drejt fatit tim
sytë po mi lag, m’i laaaag.
dhe si një gjethe lëshomë ti larg
më ler të endem drejt fatit tim