Në breg pulëbardhat çajnë fluturim
si kënga jonë plot mall.
Këndojmë nga larg me dashuri,
Të parët tanë me brengë të lanë,
sa kohë më nuk të panë?
por sot si lule më je ti,
Valët e detit shkumojnë plot dallgë,
bashkë me shokët në breg kemi dalë.
Sa kemi mall s’ka deti valë,
Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,
o moj e bukur Shqipëri.
Përtej ne degë, ti rrënjë matanë,
Shkuan kaq mote, degët s’u thanë,
Kjo kënga jonë, për ty përherë
na djeg si zjarr në gji.
Tek zjarri yt ne jemi përjetë,
Valët e detit shkumojnë plot dallgë,
bashkë me shokët në breg kemi dalë.
Sa kemi mall s’ka deti valë,
Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,
o moj e bukur Shqipëri.
Shikojmë nga larg Mendojmë për ty
O moj e bukur Shqipëri